Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në aksin Lezhë-Shëngjin, humb jetën 40-vjeçarja në spitalin e Traumës

1 Min Read

LEZHË- 40-vjeçarja Zhaklina Hysa ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Traumës një ditë pas aksidentit tragjik të regjistuar në rrugën e Shëngjinit. Nga aksidenti humbi jetën edhe shoferi 30-vjeçari Paulin Zefi.

Hysa nuk arriti ti mbijetonte plagëve të marra nga përplasja fatale e mjetit ku ishte pasagjere me një kamion. Sipas të dhënave paraprake bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë.

Share This Article
Leave a Comment