TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar një video në rrjetet sociale ku flet për fshirjen e fotove me Alex Soros nga ana e kryeministrit Edi Rama në rrjetet soicale. Berisha thotë se 3 vite më parë Rama dhe ish-ambasadorja ameriaken Yuri Kim fshinë të gjitha fotot e tij nga ekspozita e 100 vjetorit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha thotë se kjo është “woke culture” sepse sot Rama ka fshirë të gjitha fotot me Alex Soros dhe Yuri Kim nga mediat e tij sociale.
“Tre vjet më parë Edi Rama dhe Yuri Kim fshinë të gjitha fotot e mia nga ekspozita e 100 vjetorit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot Edi Rama ka fshirë të gjitha fotot me Alex Soros dhe Yuri Kim nga mediat e tij sociale. Woke culture miq”, thotë Berisha në video.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fvideos%2F614844014468931%2F&show_text=false&width=267&t=0