Në një moment tensioni në Kuvend, deputetja e PD-së, Elda Hoti, ka marrë kartat e deputetëve të PS-së me qëllim që të pengonte zhvillimin e votimit.
Seanca e Kuvendit është ndërprerë pas tensioneve të forta mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, ku përplasje verbale ndodhi ndërmjet deputetëve Noka dhe Balla.
Tensionet u shkaktuan nga disa akuza dhe ofendime, duke bërë që situata të eskalonte dhe të shkaktonte ndërprerjen e seancës.