TIRANË- Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me debate dhe vijon të jetë e tensione. Gjatë fjalës së tij deputeti demokrat, Dashnor Sula është përfshirë në debat me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Sula tha se dje ka pasur një incident dhe se kanë hyrë në korridoret e gjykatës dy zonja dhe është kërkuar ndihmë nga punonjësit e gardës. Ai shtoi se policia nuk është paraqitur për ndihmë.
Teksa po fliste Spiropali e ndërpriti Sulën duke i thënë se kji nuk është temë diskutimi dhe se nuk ka ka debat për këtë çështje. Sula u përgjigj duke thënë se vetëm një superzonjë dhe se Spiropali vishet me Prada dhe firma. Spiropali iu kthye duke thënë se as Sula nuk vishet keq.
Pjesë nga debati:
Sula: Pikat zonja kryetare i keni bashkuar në një të vetme, kjo është një shkelje. Nëse ju s’doni të ketë debat nga ana e opozitës dhe i bashkoni pikat për të ngushtuar numrin e diskutueseve nuk është normale, por shkelje e rregullores. Ka pasur incident dje dhe kanë hyrë në korridoret e gjykatës dy zonja dhe është kërkuar ndihmë nga punonjësit e gardës dhe policia nuk është paraqitur për ndihmë.
Spiropali: Nuk është kjo tema e diskutimit, nuk është në seancë pyetjesh ministri, nuk ka debat për këtë çështje.
Spiropali: Deri tek burri i dheut nuk e prisja, përmbahu tek procedura.
Sula: Zonjë e nderuar se superzonjë vetëm një ka, ju keni Pradat, Gucci dhe firma të tjera.
Spiropali: Të kam parë nuk vishesh keq as ti zoti Sula.