Europa League/ Fenerbahce, Ajax dhe Real Sociedad fitojnë sfidat e para të “Playoff”-it

1 Min Read

U zhvilluan disa nga ndeshjet e Play Off të Europa League.

Fenerbahce ka triumfuar në shtëpi me rezultatin 3-0, falë golave që arritën të realizonin Tadic, Dzeko dhe En Nesyri.

Real Sociedadi arriti të triumfojë në një transfertë të vështirë ndaj Midtjylland me shifrat 2-1. Skuadra spanjolle shënoi fillimisht me Mendez dhe Kubo, ndërsa golin e vetëm për vendasit e realizoi Buksa.

Gjithashtu dhe Ajax mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Royale Union me shifrat 2-0. Për skuadrën holandeze golat i realizuan Rasmussen dhe Mokio, të dy në pjesën e dytë.

Ferencvaros arriti të mposhtë në shtëpi miqtë e Plzen me rezultatin vendimtar 1-0. Abu Fani ishte ai që vendosi fatin e këtij takimi duke realizuar në pjesën e parë për vendasit.

Rezultatet:

Sa i takon Conference League, Apoel barazoi 2-2 ndaj Celje, ndërsa Molde pësoi disfatë 0-1 ndaj Shamrock Rovers.

Share This Article
Leave a Comment