Marsela Shytia
Parlamenti armen miratoi dje një ligj në leximin e tij të parë për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, një tregues i ftohjes së marrëdhënieve midis Jerevanit dhe Moskës dhe dëshirës së saj për t’u afruar me Perëndimin. Gjatë një viti e gjysmë të kaluar, vendimet e Armenisë kanë sfiduar Rusinë, një aleat historik që e furnizon atë me armë dhe ka ende një bazë ushtarake në territorin e atij vendi në Kaukaz. Jerevani qorton Kremlinin se nuk e ka mbështetur sa duhet në luftën kundër Azerbajxhanit, veçanërisht në konfliktet për rajonin e Karabakut nga viti 2020 deri në vitin 2023, shkruan Agence France Presse.
Zgjedhja e Armenisë
Armenia tani dëshiron të fillojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, konkurrenti i Rusisë në Kaukaz, dhe projektligji, i cili u miratua në leximin e parë të mërkurën me 63 vota “pro” dhe shtatë “kundër”, është në këtë rrugë. “Duke shprehur vullnetin e popullit të Republikës së Armenisë dhe duke përcaktuar qëllimin e Armenisë si një vend i sigurt dhe i zhvilluar, Armenia shpall fillimin e procesit të anëtarësimit në BE”, thuhet në tekstin e propozimit.
Midis Lindjes dhe Perëndimit
Megjithatë, Armenia ende varet shumë nga energjia dhe tregtia ruse, dhe pret një bazë ushtarake të Kremlinit, duke ilustruar vështirësinë e ndërprerjes totale të marrëdhënieve me Moskën. Zëvendëskryeministri rus Alexei Overchuk kohët e fundit krahasoi aspiratat e Armenisë për në BE me “blerjen e një bilete në Titanic” dhe e paralajmëroi atë për pasojat ekonomike.
“Ftohja” me Rusinë