Të shtëna me armë në Kosovë, 42-vjeçari vritet brenda lokalit |

1 Min Read

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbasditen e sotme në Skënderaj të Kosovë, ku si pasojë humbi jetën një person.

Policia e Kosovës bën të ditur se viktima është një 42-vjeçar. Gjithashtu vrasja ka ndodhur brenda një lokali në Skënderaj.

Njoftimi i policisë:

Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. 

Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës.

Share This Article
Leave a Comment