Kreu i PD, Sali Berisha ka folur në konferencën e sotme për kërcënimin që presidenti i PL, Ilir Meta tha se ka marrë në qelinë ku ndodhet. Berisha e ka cilësuar këtë akt si një “akt banditesk, hakmarrës dhe primitiv”, duke e lidhur drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama. Ai ka paralajmëruar Ramën se çdo incident që mund të ndodhë me Metën do të ketë pasoja personale për të.
Ai gjithashtu ka theksuar se është Rama dhe Ulsi Manja ata që kontrollojnë burgjet, duke pohuar se ata janë të përfshirë në këtë ngjarje, duke i dhënë udhëzimet për të “ndaluar kafshatën e mëngjesit” Metës.