Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi ka njoftuar se nesër në orën 08:30 do të vazhdojë diskutimin në Sy m’Sy në rrjetin social facebook. Rama thotë se aty do të sikutohet për deytrë që ata kanë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik.
Kryeministri nënvizon që Shqipëria 2030 duhet të jetë në Bashkimin Europian për një drejtësi të pavaruar.
Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike. Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve.