Primaret/ Kandidatët e PD për deputetë zgjidhen me 1 mars, Berisha “mbron” drejtuesit politik

2 Min Read

Më 1 mars do të mbahen primaret në nivel qarku në PD, të cilat me votat e anëtarëve do të prodhojnë kandidatët për deputet për zgjedhjet e 11 majit. Pasi udhëzimi për primaret mori miratimin e kryesisë, u votua edhe nga anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Pas mbledhjes, kryetari kësaj strukture të lartë në PD, Edi Paloka tha se vetëm 10 anëtarë kundërshtuan udhëzimin dhe pjesa më e madhe votuan pro tij.

Në garën e primareve janë lënë jashtë drejtuesit politik, duke përdorur si arsyetim marrjen e  drejtimit procesit zgjedhor në çdo qark.

Udhëzimi parashikon që kandidatët për primare;  vetëpropozohen, propozohen nga anëtarësia ose nga organet qendrore të Partisë Demokratike.

Në këto primare, një anëtarë i PD ka të drejtë të zgjedh vetëm një emër në fletën e votimit.

Në përfundim të procesit të votimit më 1 mars, të kualifikuar do të jenë vetëm ata që plotësojnë kuotën minimale, e cila do të llogaritet në varësi të numrit të anëtarëve që ka secili qark. Pasi të realizohet edhe kjo fazë, do të jetë kryesia e cila do të hartojë  listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e majit.

Sipas udhëzimit, renditja e tyre  do të ndikohet edhe kontributi politik, angazhimi në kauzat e opozitës, si dhe regjistrimi i diasporës për të cilët krydemorkati Sali Berisha ka caktuar një kuotë, 300 emigrantë të regjistruar për çdo kandidat.

 

Share This Article
Leave a Comment