Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, është futur në ambientet e GJKKO, aty ku do të njihet me masën e sigurisë.
Siç shihet edhe në foto, Xoxa futet e vetme në Gjykatë.
Sot në orën 8:30 minuta Gjykata e Posaçme do të mbajë seancën verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim me njëritjetrin dhe pastrim parash.
Për verifikim mase do paraqiten edhe 5 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, për të cilët është caktuar masa detyrim paraqitjeje.
Del nga blloku i sigurisë, Veliaj mbërrin në GJKKO
The post Njihet sot me masën e sigurisë, Ajola Xoxa futet në ambientet e GJKKO appeared first on GIJOTINA.