Mbi 15 mijë tërmete në tre javë në Santorini! Bashkia e Amorgos shpall gjendje të jashtëzakonshme

1 Min Read

Bashkia e Amorgos ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme.

Amorgos ndodhet afër ishullit të Santorinit në Greqi, i cili që prej 26 janarit është tronditur nga mijëra tërmete.

Ekspertët thonë se janë regjistruar mbi 15,300 tërmete.

Lëkundjet sizmike janë regjistruar në zonën Santorini-Amorgos nga 26 janari deri më 10 shkurt, njoftoi sot Komiteti Ndërdisiplinor për Menaxhimin e Rrezikut dhe Krizave të Universitetit Kombëtar të Athinës.

Share This Article
Leave a Comment