Partia Demokratike, përmes deputetes Dhurata Çupi ka kërkuar dorëheqjen e ligjvënëses socialiste Klotilda Bushka nga posti i kryetares së Komisionit të Ligjeve, pasi i doli emri në dosjen e SPAK që çoi në arrestimin e Erion Veliajt.
Ajo shprehet se kryeministri Edi Rama është zvarritur pas prangave të Erion Veliajt dhe në këtë mënyrë ka hedhur në erë qeverinë, Bashkinë e Tiranës dhe Kuvendin e Shqipërisë.
“Komisioni i Ligjeve, Këshilli i Mandateve, Sekretariati për procedurat votimet dhe etiken, është keq përdorur këto vite për të mbrojtur paligjshmërinë e Edi Ramës përmes ligjeve me porosi, dënimit me porosi të opozitës apo mbrojtjen me porosi të mandateve antikushtetuese. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, duhet të japë dorëheqjen! Komisioni i Ligjeve nuk duhet të merret zvarrë nga prangat e Erion Veliajt dhe pafuqia e Edi Ramës për të mbuluar korrupsionin e tmerrshëm të mazhorancës dhe qeverisë që drejton”, nënvizon Çupi.