Ata thanë se në kohën e Tassoulas si kryetar i parlamentit, ligjvënësit nuk morën asnjë përgjegjësi politike mbi katastrofën më të rëndë hekurudhore të Greqisë.
Dy vjet më vonë, hetimi gjyqësor është ende në proces. Parlamenti është i vetmi organ që mund të hetojë politikanët sipas ligjit grek.
Tassoulas, 66 vjeç, një avokat dhe baba i dy fëmijëve, i cili ka qenë ligjvënës që nga viti 2000 dhe ka shërbyer më parë si ministër i Kulturës dhe zëvendësministër i Mbrojtjes i Greqisë, fitoi mbështetjen e 160 ligjvënësve në votimin e sotëm në parlamentin prej 300 vendesh.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha muajin e kaluar se kishte zgjodhi Tassoulas për shkak të përvojës së tij politike.
Analistët politikë e shohin emërimin e Tasoulas si një synim për të forcuar kontrollin e Mitsotakis në pushtet.
“Partia e tij konservatore “Demokracia e Re: ka një shumicë të vogël parlamentare me 156 vende, por është nën presion në rritje”, sipas sondazheve.