Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrjen në hetim të deputetes Klotida Bushka në dosjen e arrestimit të Erion Veliajt.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kjo forcë politike nuk do të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia.
Por nga ana tjetër theksoi se është e pakonceptueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve, është përfshirë në hetim dhe e merr vesh nga televizori apo nga gazetarët.
“Në të shkuarën, kështu veprohej në letër, por kishte një ombrellë që ishte diktatura e proletariatit. Sot, kjo është në lettër, duhet të jet1% në realitet. Këtu kemi një problem, dhe ëtu duhet të marrim një përgjegjësi, sot në debatin publi ka dy palë. Njëra që duartroket dhe brohortet sa herë që shfaqet ‘gijotina”, sipas asaj pale, të gjithë janë për burg, litar, për t’u vrarë dhe tjetra, pala që sumon në mënyrë banditeskte organet e reja të drejtësisë dhe shënjestron me libër shtëpie, prokurorët dhe gjykatësit që bëjnë punëne tyre, duke fillyuar nga drejtuesi i SPAK, që ka të gjithë solidaritetin tonë, për baltën që ka marrë vazhdiomisht.
Mungon një palë kosntruktive, që duhet të jetë garante e pavarësisë së gjyqësorit, por edhe garanate e të drejtrave, lirive, standardeve demorkatike, ndryshie bien në kurthin e diktatiruës. Është e pakonceptueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve, pa hyrë në meritën e çështjes, pa diskutuar fare, a ka apo nuk ka të drejtë akuza që e përfshin në atë roman 400 faqe, e merr vesh nga televizori, e merr vesh duke dëgjuar gazetarët specialë. Kjo është e papranueshme.
Kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia, por sot e tutje, kjo forcë politike nuk do të heshtë përballë heshteve të shkeljes së standardeve”, tha Rama.