“E ke personale me mua”/ Veliaj presion prokurorit të SPAK: Tërhiqu nga çështja |

1 Min Read

Detaje të reja kanë dalë nga seanca në GJKKO, për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Erion Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës i ka bërë presionin prokurorit Olsi Dado, të cilit i ka thënë se e ka personale çështjen ndaj, pasi sipas tij, hetuesi i ka kërkuar leje ndërtimi.

Më tej Veliaj i ka kërkuar prokurorit që të tërhiqet nga çështja.

“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”.

Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës

Share This Article
Leave a Comment