SPAK i la qytetarët e Tiranës pa kryetar…

3 Min Read

“U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Jo vetëm oxhaku i vjetër me blozë i bufit të kënetës, U përndezën nga era e mishit me gjak dhe vijnë kërkojnë dorëheqjen time. Se u bë deti kos dhe o burra të shkojmë tek kryeministria. Ajo që ishte intersante ishte ekzaltimi nga arrestimii Erionit. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër i partisë së bufit të kenetës, por edhe ato që të re kanë vetëm moshën e kryetarit të tyre.

U bë deti kos dhe o burra të hidhemi te kryeministria. Marrja e kryebashkiakut nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, ishte e çuditshme. Sot kanë lënë një qytet me 1 milionë banorë pa kryebashkiak, është një ngjarje tejet e madhe që s’mund ta kaloj pa koment. unë nuk do t\i mbaj me për vetë opinionet e mia, kur ta shof të arsyeshme për ti ndarë me publikun.

Drejtësi me standarde të paqortueshme evropiane. U bë 5 vjet që flasin të tërë për ato që bëjnë parakalimin te Stacioni i Trenit atje. Heshtja jonë për këto i ka ndihmuar insitucionet e drejtësisë. Deri sot sepse sot insitucionet e drejtësië përballen me publikun që mezi ka pritur ditën që të arrestohen njerëz të pushtetit politik, ose sulme barbare të udhëhequr nga armiqtë e reformës në drejtësi.

Duhet ta dini që rastin e Erionit e kam ndjekur për një sërë arsyesh që do kohën e tyre për të shpjeguar, por ajo që më ka shqetësuar seriozisht, ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe kulturës që u gjetën rastësisht. Nuk dua të hyj në detaje se nuk do ngutemi, do mundohemi të krijojmë një opinion, gjykatësi ka vendosur t’ja heqi kokën bashkisë së Tiranës pa gjyq. Mesa kuptoj bëhet fjalë për një proces hetimor shumë të çuditshëm, i nisur nga një novelë anonime dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman.

 

 

Share This Article
Leave a Comment