Rama vijon të mbrojë Veliajn në publik: Hetimet e SPAK si të Sigurimit të Shtetit

3 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për rastin e arrestimit të kryebashkiakut Veliaj, ku ndër të tjera tha se kjo çështje i duket jashtë kushtetutshmërisë dhe se SPAKu i ndërpreu kontratën kryetarit të bashkisë.

“Nuk e di nëse Erioni është i pafajshëm apo fajtor, por di që prezumimi i pafajësisë për një person të zgjedhur në krye të detyrës është jo thjesht një detyrim ndaj tij, ashtu si ndaj çdo individi, por është gjithashtu një detyrim ndaj atyre që e kanë zgjedhur.

Ky është një obligim për të bërë gjithçka, përfshirë shqyrtimin e kontratës që ai ka me zgjedhësit, si dhe për të siguruar një proces të rregullt me standarde demokratike, në mënyrë që të shqyrtohet fajësia apo pafajësia e tij në të gjitha shkallët e gjykatës.

Deri më sot nuk kemi komentuar, edhe kur kryetari i Tropojës u mor nga zyra dhe u mbyll në burg në një qytet të Shqipërisë, i cili kishte ndaluar të ushtronte kontratën me zgjedhësit e tij. Mbi të rëndonte një akuzë, por pa një gjykim.

Dhe, siç ndodh edhe me raste të tjera, i kemi konsideruar këto si vendime të pabaza, duke qenë të bindur se koha dhe reflektimi i brendshëm i institucioneve të reja do të sillnin një përpjekje për drejtësi pa nevojën e ndërhyrjes nga ana jonë”, tha Rama.

“Por ajo që ndodhi dje ka kaluar çdo limit në raport me të drejtat e individëve. Ndaj, mbështetja jonë është për hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të çdo personi, pa marrë parasysh nga vijnë, por gjithmonë duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe mundësinë që një person i zgjedhur të ushtrojë detyrën derisa të jetë nën hetim.

Dua të theksoj se paraburgimi i personave të zgjedhur është një fenomen i dëmshëm që po përballohemi këtu.

Ne nuk do të lëkundemi në luftën tonë kundër korrupsionit, por sot po diskutojmë një çështje që nuk ka akuza për korrupsion. Bëhet fjalë për një hetim ndaj një personi, ku është hetuar jeta e tij dhe e familjes së tij, përmes një dosjeje të gjatë, me dhjetra faqe anonime të depozituara në shkurt të vitit të kaluar.

Më vjen keq, por nuk pretendoj se në këtë çështje po flas si një person neutral apo i paanshëm, pasi kam privilegjin të jem udhëheqës i forcës politike më të madhe të shqiptarëve.

Megjithatë, këtu kemi një linçim publik dhe një heqje të një personi të rëndësishëm, kryebashkiak i kryeqytetit, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve. Për mua, kjo nuk është normale”, shtoi ai.

The post Rama vijon të mbrojë Veliajn në publik: Hetimet e SPAK si të Sigurimit të Shtetit appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment