Analisti Ilir Demalia ka ngritur shqetësime mbi transparencën dhe regjistrimin e Chris LaCivita, këshilltarit të fushatës së opozitës për zgjedhjet e 11 majit, që është prezantuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Për të mbështetur këtë shqetësim, Demalia thekson se Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, e ka prezantuar LaCivita si një nga arkitektët kryesorë të fushatës së fitores së Donald Trump në vitin 2016, duke e quajtur një njeri me eksperiencë të madhe në fushatat elektorale. Berisha theksoi se koalicioni i opozitës është i nderuar që një nga këshilltarët e fushatës së Trump është pjesë e ekipit të tyre për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.