Nga Taulanda Jupi, Mirela Karabina, te Azgan Haklaj, Shemsi Premçi dhe Endri Hasa, Basha sfidon Ramën e Berishën…

3 Min Read

Rigels Seliman

“Ne besojmë tek politika si shërbim ndaj qytetarëve, jo si vetëshërbim për një grusht politikanësh që kanë varfëruar vendin”, deklaroi Basha. Ai shton se programi i Demokratëve Euroatlantikë do të fokusohet në luftën kundër korrupsionit, mirëqeverisjen dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në fusha si ekonomia, arsimi dhe drejtësia. Basha më tej thotë se zgjedhjet e 11 majit do të jenë një mundësi për ndëshkimin e klasës politike të tranzicionit dhe për ndërtimin e një politike me “fytyrë njerëzore”, në shërbim të qytetarëve.

Postimi i plotë i Bashës

Sot, Demokratët Euroatlantikë nisën rrugëtimin drejt 11 Majit, përmes miratimit nga Këshilli Kombëtar, të grupit të parë të kandidatëve që do jenë zëri dhe forca juaj në parlamentin e ardhshëm. Ata janë produkt i një konsultimi të gjerë me qytetarët, njerëz me integritet dhe profesionistë të zotë, që jetojnë çdo ditë me shqetësimin e bashkëqytetarëve të tyre, që janë dëshmuar se qëndrojnë për vlerat dhe parimet jo për interesa të vogla personale. Ata, si dhe kandidatët e tjerë që do të marrin miratimin e këshillit në ditët në vijim, do të garojnë në listë të hapur dhe do të jeni ju që do të vendosni se kush do t’ju përfaqësojë në parlamentin ardhshëm.

Kandidatët e Demokratëve Euroatlantikë do të punojnë për ju dhe me ju, për ta bërë këtë të mundur më 11 Maj, si njerëz që kanë dëshmuar me koherencën, vendosmërinë dhe qëndresën e tyre se janë në politikë për t’i shërbyer vetëm qytetarëve, jo karrigeve dhe interesave të vogla meskine. Çdo ditë e më shumë koha i jep të drejtë qëndrimeve tona parimore në përballjen me kastën e pandëshkuar të tranzicionit, e cila nuk i shpëton dot as drejtësisë, as ndëshkimit me votë më 11 Maj. Me ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe përkushtimi ndaj qytetarëve, që meritojnë një politikë me fytyrë njerëzore, ju njohim me listën e parë të kandidatëve të miratuar nga Këshilli Kombëtari i Demokratëve Euroatlantikë:

Kandidatët

1. Abaz Tafaj
2. Albert Kojku
3. Aleksandër Jushi
4. Altin Canga
5. Andi Prifti
6. Anton Koka
7. Arben Gjura
8. Armend Gjana
9. Artan Murati
10. Azgan Haklaj
11. Besnik Babasi
12. Blerim Kuqja
13. Bujar Hoxha
14. Bujar Vreto
15. Burhan Misiraj
16. Diana Toma
17. Edmond Isaku
18. Elvis Pisku
19. Emin Cani
20. Endri Hasa
21. Eugert Cjapi
22. Fatmir Gjoci
23. Franc Shkembi
24. Gazmend Koduzi
25. Gëzim Ademaj
26. Gjergji Nika
27. Hysen Xhura
28. Ibrahim Bruka
29. Jon Myshketa
30. Laureta Alidinaj
31. Lulzim Basha
32. Marcel Hila
33. Marinela Ziu
34. Merita Bakiu
35. Migena Kapllani
36. Mirela Karabina
37. Mirjan Kaloshi
38. Myzafer Elezi
39. Naim Hasani
40. Naim Metaj
41. Neli Demi
42. Orjola Pampuri
43. Pëllumb Seferi
44. Prel Deda
45. Rajmond Dervishi
46. Rajna Tullumani
47. Rudi Erebara
48. Sajmir Lika
49. Sami Osmani
50. Shemsi Premçi
51. Shpëtim Agolli
52. Taulanda Jupi
53. Uran Abazi
54. Xhevdet Amuli
55. Xhulieta Kërtusha

Share This Article
Leave a Comment