Man.City-Real/ Shpërthen festa në “Etihad”, Haaland kalon në epërsi anglezët |

1 Min Read

Manchester City ka shënuar golin e avantazhit përballë Realit të Madridit në sfidën e Playoff-it në Champions League.

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, tregon aftësinë e tij para portës teksa me një gjuajtje të lehtë dhe të kalibruar dërgon topin në rrjetë pas asistimit nga Josko Gvardiol.

Ekipi i Guardiolës e nis në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën e parë të Playoff-it teksa goli në minutën e 19-të i jep siguri dhe besim për pjesën e mbetur të takimit.

Share This Article
Leave a Comment