Bashkëpunimi midis Skuadrës së Lëvizshme të Policisë së Bolonjës dhe Modenës, së bashku me Policinë Shqiptare, bëri të mundur identifikimin e tre shtetasve shqiptarë, nga të cilët dy janë vëlla e motër, përkatësisht 28 dhe 21 vjeç, dhe i treti 43 vjeç. Të tre ishin të pa dënuar më parë.
Droga u gjet brenda një kamioni, e fshehur në një hapësirë poshtë dhe brenda pllakave druri, dhe kriminelët u arrestuan në afërsi të një zone industriale në Rubiera, në provincën e Reggio Emilia.