Ish zëvendës ministri i Energjisë, Ilir Bejtja paraqitet në SPAK

1 Min Read

TIRANË – Ish-zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja është paraqitur këtë të martë në SPAK. U bë me dije se Bejtja u fut në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 13:30 dhe ka dalë rreth orës 16:00 të ditës së sotme.

Nuk dihen ende arsyet e paraqitjes së tij në SPAK. Ndërkohë Bejtja është paraqitur në SPAK dhe një ditë më parë, më datë 10 shkurt.

Ilir Bejtja është shkarkuar nga detyra e zv.ministrit të Energjisë më 28 Shtator 2023, me një vendim qeverie, ndërsa ka qenë edhe ish-deputet i Partisë Socialiste.

Share This Article
Leave a Comment