Bushka nën hetim nga SPAK, Sula reagon te ‘Ligjet’: Mbyllni gojën, është turp!

1 Min Read

Anëtari i Komisionit të Ligjeve nga radhët e opozitës, Dashnor Sula, ka shpërthyer në akuza ndaj kryetares Klotilda Bushka, pasi kjo e fundit është nën hetim nga SPAK për pengim të drejtësisë në lidhje me hetimet për Erion Veliajn.

Sula kërkoi që mbledhjen të mos e drejtojë Bushka, duke sugjeruar që të jetë një anëtar tjetër i Komisionit, si Dhurata Çupi.

Dashnor Sula: Ne si gjithë Komisioni i Ligjeve duhet të kishim reagim unifikues me situatën që ka ndodhur. Prandaj, zonja kryetare, mund t’ja lini radhën zonjës Çupi të drejtojë mbledhjen apo kujtdo anëtare e Komisionit mund ta kishte këtë aftësi.

Zonja kryetare ke penguar drejtësinë. Mbyllni gojën anëtarë socialistë të Komisionit, se nuk keni moral të flisni. Është turp. Vjen era korrupsion.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkuvendishqiperise%2Fvideos%2F1025953649345996%2F&show_text=false&width=560&t=0

Share This Article
Leave a Comment