Pa kaluar 24 orë nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me nënkryetarët në Bashkinë e Tiranës.
Rama është parë teksa del nga ambientet e Bashkisë pas takimit të zhvilluar me nënkryetarët.
Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre.
Bëhet me dije se brenda dy-tre ditëve, Erion Veliaj pritet t’i delegojë firmën njërit prej nënkryetarëve të bashkisë.
Ndaj Erion Veliajt rëndojnë akuzat për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.