Zgjedhet në Kosovë, KQZ publikon të dhënat e fundit, vijon të kryesojë bindshëm Vetëvendosja

1 Min Read

Komision Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit nga procesi i numërimit të votave.    Por me gjasë duket se i duhet të negociojë për një koalicion me partitë e tjera për të formuar qeverinë e re të ardhshme në mandatin katër vjeçar.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës, me 21.99% apo 164 mijë vota. Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta, me 17.68% apo 132 mijë vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me partnerët e koalicionit “Për Kosovën Fituese”, i ka 57 mijë  apo 7.65%. Lista Serbe, i ka 4.05% apo 30 mijë vota që nënkupton shumicën e votave të komunitetit serb në garë me pesë subjekte të tjera politike që garuan për votat e këtij komuniteti.  Ndërsa ‘Koalicioni për familjen’ mori 2.3% mbi 17 mijë vota. Komunitetet joshumicë kanë 20 ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës. Prej tyre, dhjetë ulëse janë të garantuara për komunitetin serb.

Capture

Share This Article
Leave a Comment