Vazhdon numërimi: Këto janë rezultatet nga shtatë komunat kryesore të Kosovës

3 Min Read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave.

Këto janë rezultatet aktuale nga 7 komunat kryesore:

MITROVICË

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar gati 90% të votave në Mitrovicë.

Atje, Vetëvendosje ka fituar me mbi 55% apo 16 mijë vota.

Partia Demokratike e Kosovës ka 30% apo mbi 9 mijë vota, kurse LDK-ja 6.41% apo mbi 1 mijë e 800 vota.

GJILAN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas rezultateve, ku deri tash janë numëruar 78.29 për qind e votave, Vetëvendosje në Gjilan ka dalur e para me 51.54 për qind apo 18 mijë e 813 vota.

E dyta është LDK me 21.73 për qind me 7 mijë e 933 vota, ndërsa PDK është e treta me 6 mijë e 229 vota apo 17.06 për qind.

AAK ka marrë 996 vota apo 2.73 për qind.

PRISHTINË

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas rezultateve, ku deri tash janë numëruar 94.19 për qind e votave, Vetëvendosje në Prishtinë ka dalur e para me 46.80 për qind apo 51 mijë e 631 vota.

E dyta është LDK me 25.54 për qind me 28 mijë e 178 vota, ndërsa PDK është e treta me 20 mijë e 333 vota apo 18.43 për qind.

PRIZREN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas rezultateve, Vetëvendosje në Prizren ka dalur e para me 40.78 për qind apo 25 mijë e 111 vota.

E dyta është PDK me 22.85 për qind me 14 mijë e 70 vota, ndërsa LDK është e treta me 6 mijë e 567 vota apo 10.66 për qind.

AAK ka marrë 2 mijë e 935 vota apo 4.77 për qind.

Ky rezultat është nga 91.10 për qind të votave të numëruara në këtë komunë.

PEJË

Në Pejë, janë numëruar 81% e rezultateve.

Atje, VV-ja ka fiuar 41.50% apo mbi 15 mijë vota. 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar mbi 10 mijë vota, apo 28%.

AAK-Nisma kanë fituar mbi 4 mijë e 500 vota, apo 12.7%.

Kurse, PDK-ja 3 mijë e 600 vota apo 10.09%.

FERIZAJ

Edhe në Ferizaj, VV-ja ka fituar bindshëm.

Atje, partia në pushtet ka marrë 51% apo gati 26 mijë vota.

PDK-ja ka fituar 27.53% apo afër 14 mijë vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 12.82%, apo mbi 6 mijë e 500 vota.

GJAKOVË

Në Gjakovë, Vetëvendosje ka fituar 47.15% apo gati 17 mijë e 500 vota.

Aleanca me Nismën kanë fituar 19.70% apo 7 mijë e 300 vota. 

LDK-ja atje ka marrë 16.68% apo mbi 6 mijë e 100 vota, kurse PDK-ja 10.23% apo gati 3 mijë e 800 vota.

Share This Article
Leave a Comment