Radhën e ka Rama, ia kam bërë benë

1 Min Read

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me arrestimin e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme.

Kryemadhi në reagimin e saj thotë se ka qenë ndër të parat që ka denoncuar uraganin e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës, që tani ka pushtuar këtë institucion dhe qeverinë Rama.

“Shakaja sado e hidhur mbetet gjysma e të vërtetës. Por Monika ka lajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë. Uragan që sot i ka marrë përpara të gjithë. Edi Rama ka dashur të bëjë humor me dhimbje, por sot dhimbja e tij është e pafund se lista e arrestimeve po vazhdon. Citoje sërish Moniken, sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote”, shkruan Kryemadhi.

 

Share This Article
Leave a Comment