“Ra Faja prej fikut”/ Qytetarët në “festë” pranë qelisë së Erion Veliajt (VIDEO) |

1 Min Read

Një grup qytetarësh kanë zgjedhur që të festojnë ditën e sotme për arrestimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, ata kanë shkuar te Blloku i Sigurisë te Mine Peza në Tiranë, ku po qëndron Veliaj dhe po festojnë nën ritmin e këngëve popullore dhe birrave.

Në sfond dëgjohet kënga “Ra Faja prej fikut”, duke i kujtuar Veliajt deklaratën se dikur ai ka shitur fiq.

Share This Article
Leave a Comment