I vuri tritol lokalit në FushëKrujë, identifikohet autori

2 Min Read

Është identifikuar autori kryesor i vendosjes së lëndës eksplozive që dëmtoi fasadën e një lokali në FushëKrujë në 31 janar të këtij viti dhe vijon puna për kapjen e tij.

Gjithashtu, është kapur dhe vënë në pranga 41vjeçari i shpallur në kërkim më parë për këtë ngjarje. Nga hetimet rezultoi se 41vjeçari është bashkëpunëtor i autorit kryesor të ngjarjes.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 31.01.2025, ku u dëmtua me lëndë plasëse, fasada e një lokali në Fushë Krujë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasin M. Z., 40 vjeç si dhe kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. T., 41 vjeç, i identifikuar si bashkëpunëtori i shtetasit M. Z. Shtetasi M. Z., dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në lokalin e shtetasit B. T., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e shtetasit M. T. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M. Z., shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municion. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit M. Z”, lexohet në njoftimin e policisë.

The post I vuri tritol lokalit në FushëKrujë, identifikohet autori appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment