Hetimet për Jorgo Goron, biznesmeni Gentjan Sula ankimon në GJKKO: Apartamenti i sekuestruar është i imi

2 Min Read

Biznesmeni Gentjan Sula ka ankimuar në GJKKO sekuestron e një apartamenti pranë Gardës së Republikës në Tiranë, i cili u bllokua nga SPAK në kuadër të hetimeve për ishkryebashkiakun Jorgo Goro.

Seanca, e cila pritej të zhvillohej mëngjesin e kësaj të hëne, u shty për shkak të mungesës së prokurorit Ols Dado.

Sula, i cili pak javë më parë u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pretendon se apartamenti që u vendos në sekuestro me vendim gjykate, është i tij dhe jo i ishkryebashkiakut, teksa mbrojtja e tij ligjore thotë se ia kishte lënë Goros në përdorim, për shkak të miqësisë që kane pasur me njëritjetrin.

Hetimet për çështjen e dytë të Jorgo Goros u mbyllën pak ditë më parë, teksa SPAK ka bërë kërkesë për kalimin e dosjes për gjykim.

Ndërsa për çështjen e parë, ku Goro u kallëzua nga ishkryebashkiaku tjetër i Himarës, procesi është në fazën e leximit të konkluzioneve nga ana e prokurorisë.

Këtë të hënë, pritet që SPAK të japë pretencën për Goron, Vezir Gjikokën dhe Jerasimo Basho. Për Bilbil Aliajn, GJKKO vendosi ndarjen e çështjes, pasi ai kërkoi gjykim të zakonshëm.

The post Hetimet për Jorgo Goron, biznesmeni Gentjan Sula ankimon në GJKKO: Apartamenti i sekuestruar është i imi appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment