TIRANË- Drejtuesi i fushatës elektorale të Presidentit Amerikan Donald Trump, Christopher LaCivita do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri në zgjedhjet e 11 majit. Pas prezantimit të tij nga ana e kryedemokratit Sali Berisha, LaCivita u shpreh se Berisha do të fitojë zgjedhjet njësoj siç i fitoi Trump në SHBA. Po ashtu ai u shpreh se shqiptarët duan që kryeministër i Shqipërisë të zgjidhet një mik i SHBA-ve dhe që do të punojë me Donald Trump.
“Opozita e bashkuar jemi sot këtu sepse dëshirojmë të zgjedhim një kryeministër që është një mik i SHBA dhe do të punojë në mënyrë të suksesshme me Trump dhe SHBA. Kryeministri aktual nuk është asgjë më shumë se kukull i Sorros. Nuk mund të jesh edhe kukull e tij edhe mik i SHBA. Vetëm Berisha është një mik i vjetër dhe i vërtetë i SHBA. Shumë në SHBA në media në partitë e së majtës kanë thënë se Trump nuk mund të fitonte por ai fitoi pavarësisht sulmeve të administratës Biden. Populli donte më shumë nga qeveria, këtë do edhe populli shqiptar. Këto ishin rrethanat që na bashkuan dhe na sollën këtu, sepse ne e dimë që Berisha mund të fitojë,” tha ai.