Arrestimit i Veliajt/ Nga Shkëlqim Fusha te Gentjan Sula Kush janë biznesmenët për të cilët janë caktuar masa sigurie

1 Min Read

Zbardhen emrat e personave të tjerë ndaj të cilëve është caktuar masë sigurimi nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, bashkë me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se është caktuar detyrim paraqitje për disa biznesmenë, disa prej të cilëve njihen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës.

Ata janë Shkëlqim Fusha, Gentjan Sula, Mehmet Palushi, Fatmir Bekteshi dhe Sokol Kryeziu.

Ndaj këtyre personave është caktuar masa e detyrim paraqitjes.

Ndërkohë, për kryebashkiakun Veliaj është caktuar masa e arrestimit me burg, që është ekzekutuar më herët gjatë ditës.

Masë sigurime arrest në shtëpi është caktuar edhe për Ajola Xoxën. Megjithatë, masa ndaj kësaj të fundit nuk është ekzekutuar pasi rezulton jashtë vendit sipas të dhënave në sistemin TIMS.

Lexo edhe:

Share This Article
Leave a Comment