Ajola Xoxa shfaqet në aeroportin e Romës, niset për…

1 Min Read

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, po kthehet nga Roma për të zbatuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Ndërkohë, Veliaj, i cili është arrestuar, akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Share This Article
Leave a Comment