Pas denoncimit në emisionin inevstigativ ‘Piranajat’, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar ka reaguar në lidhje me takimet e Partisë Socialiste nëpër Greqi, ka zyrtarë të kësaj force politike prezantohen si punonjës të një projekti të KQZ-së për të regjistruar emigrantët.
Me anë të një deklarate publike, komisioneri Ilirjan Celibashi shprehet se, KQZ-ja nuk ofron regjistrim në terren të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Sipas tij, KQZ nuk ka autorizuar asnjë person tjetër që, në emër dhe për llogari të institucionit, të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë.
“KQZ nuk ka autorizuar asnjë person tjetër që, në emër dhe për llogari të institucionit, të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë.
Kushdo që konstaton persona që prezantohen si përfaqësues të KQZ në ambiente të tjera, jashtë institucionit, duhet ta denoncojë menjëherë rastin pranë organit të prokurorisë.
Përtej kësaj, KQZ siguron të gjithë votuesit nga jashtë se procesi i regjistrimit është në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të vendeve të Bashkimit Europian, i mbrojtur nga çdo interes, ndikim politik apo partiak.
KQZ nuk ka autorizuar askënd tjetër që në emër dhe për llogari të këtij institucioni të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë, as për brenda vendit dhe më shumë akoma as për jashtë vendit”, thuhet në reagimin e KQZ.
Ndërsa vetë emisioni inevstigativ, në një postim në instagram kërkon identifikimin e personit që shihet pranë figurave kryesore të PS-së si Belinda Balluku apo Ogreta Manastirliu, pasi sipas tyre po kryen një krim elektoral.
“NJOFTIM/ Personi në rreth të kuq është një person që i është prezantuar Piranjave si përfaqësuese e KQZ për të ndihmuar emigrantët në Greqi mbi aplikimin për të votuar. Komisionieri i KQZ, Ilirjan Celibashi sapo deklaroi se KQZ nuk ka asnjë përfaqësues jashtë Shqipërisë për këtë qëllim.
Personi me rreth të kuq është duke kryer një krim elektoral. Kërkojmë nga ju, dhe nga mediat e tjera nëpërmjet shpërndarjes së këtij njoftimi, identifikim e personit në rreth të kuq, për ta kallëzuar më pas në SPAK, si organi kompetent për hetimin e krimeve zgjedhore. Ju lutemi shpërndajeni sa më shumë.”, shkruajnë ‘Piranjat.