Tensionet e para në derbi, tifozët e Partizanit sulmojnë ultrasit bardheblu |

1 Min Read

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës ka nisur me një sherr në tribuna mes mbështetësve të të dy skuadrave.

Në momentin kur tifozët e Tiranës kanë hyrë në tribunën përkatëse të stadiumit “Arena e Demave”, ata u përplasën me mbështetësit e të kuqve, duke u gjuajtur me sende të forta e fishekzjarrë.

U ndesh ndërhyrja e stjuardëve të vendosur në tribuna, por edhe forcave të rendit, për të ndarë palët dhe për të vendosur qetësinë në tribuna, duke shoqëruar jashtë stadiumit disa nga mbështetësit e skuadrave.

Share This Article
Leave a Comment