Tedi Blushi: Shqipëria në emergjencë kombëtare, desorosifikimi është çelësi i shpëtimit!

2 Min Read

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, një prej figurave më të forta të opozitës, ka shpërthyer me një mesazh të ashpër ndaj zvarranikëve, lëpirësve dhe servilëve të Narkoregjimit në Tiranë, të cilët, sipas tij, kanë shfrytëzuar taksat e amerikanëve për të mbrojtur figura të korruptuara dhe të dëmshme për Shqipërinë. Në një deklaratë të fuqishme, Blushi ka akuzuar ata që kanë mbështetur Kryetarin e Organizatës si armikun e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, duke theksuar se ai është gjithashtu “Antiheroi” i fëmijëve të Shqipërisë dhe kampioni i mbrojtjes së korrupsionit në vend.

Blushi ka cilësuar situatën si një krizë të rëndë për vendin dhe ka theksuar se DeSorosifikimi i shoqërisë dhe drejtësisë është bërë një emergjencë kombëtare. Ai është shprehur se kjo është një betejë që duhet të zhvillohet menjëherë, pasi ndikimet e jashtme dhe forcat që përpiqen të kontrollojnë politikën shqiptare po minojnë vlerat themelore të shtetit dhe të drejtave të qytetarëve.

Në përfundim, Blushi ka apeluar për mobilizim të të gjithë atyre që janë kundër ndikimeve të huaja dhe korrupsionit, duke kërkuar që të bëhet gjithçka e mundur për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo “Perandori Soros” që po dëmton çdo ditë e më shumë vendin dhe popullin shqiptar.

Statusi i plotë i Blushit:

𝐅𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐩𝐚 𝐥𝐚𝐯𝐝𝐢 𝐢 “𝐏𝐞𝐫𝐚𝐧𝐝𝐨𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐒𝐨𝐫𝐨𝐬”.
Në vëmendje të mbetjeve sorosiste, zvarranikëve, lëpirësve, servilëve dhe autoparlantëve të Narkoregjimit në Tiranë që zhvatnin taksat e amerikanëve për të mbrojtur Kryetarin e Organizatës, armikun e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve dhe Antiheroin e fëmijëve tanë apo Kampionin e Mbrojtjes së Korrupsionit në Shqipëri.
DeSorosifikimi i shoqërisë dhe drejtësisë, emergjencë kombëtare- shkruan Blushi.

Share This Article
Leave a Comment