Shtyhet derbi kryeqytetas: Egnatia mendon arratinë në javën e 24 të Superiores

2 Min Read

Pas angazhimeve në Kupën e Shqipërisë, vëmendja kthehet te kampionati, i cili po hyn në një fazë vendimtare me afrimin e “Final 4”. Java e 24-rt pritet të jetë mjaft e rëndësishme për skuadrat, sidomos për ato që luftojnë për kreun dhe mbijetesën. Egnatia shpreson të gjejë një shkëputje në krye të renditjes, duke përfituar nga derbi kryeqytetas Partizani-Tirana.

Në fakt, në përplasjen ndërqytetase është përqendruar e gjithë vëmendja në Superiore, një përballje që gjithmonë garanton spektakël. Departamenti i Garave në FSHF njofton se ndeshja derbi Partizani – Tirana do të nisë në orën 14:00 dhe jo në 13:30 siç ishte planifikuar fillimisht. Ky ndryshim është bërë për arsye logjistike dhe për të lehtësuar lëvizjen në zonën e stadiumit, duke u mundësuar tifozëve të mbërrijnë në kohë në “Arenën e Demave”.

Po të dielën do të luhen edhe dy ndeshje të tjera. Egnatia kryesuese do të jetë vizitore në shtëpinë e AF Elbasanit. Ndeshja është programuar të luhet në ora 17:00. Në të njëjtën orë do të luhet në Shkodër sfida Vllaznia – Bylis. Të dy skuadrat shpresojnë të përfitojnë nga derbi kryeqytetas, për të krijuar një avantazh të rëndësishëm nga Partizani.

Lexo më tej: Kupa/ Egnatia hedh hapin e parë drejt gjysmëfinales, mund Bylisin në Ballsh

Sakaq, të hënën do të luhen dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 24-t. Skënderbeu do të presë Laçin në shtëpi në ora 17:00. Edhe sfida Teuta – Dinamo City, do të luhet në ora 17:00. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

Share This Article
Leave a Comment