Deri në orën 15:00, në Kosovë kanë votuar rreth 28.32 për qind, apo rreth 558 mijë votues.
Kjo është konfirmuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë një konference për media, derisa të dhënat mund të gjenden edhe në uebfaqen zyrtare të tyre.
“Duke u mbështetur në të dhënat nga mbi 2 mijë vendvotime, nga 2583, nga 91 për qind e vendvotimeve, deri në orën 15:00 kaën votuar 28.32 për qind, apo 558 mijë e 246 votues nga 1 milionë e 970 mijë e 944 me të drejtë vote.
Të dhënat e detajuara për pjesëmarrje nq çdo komunë e qendër i gjeni në uebfaqen e KQZ-së” – tha zëdhënësi Valmir Elezi.
Në zgjedhjet e vitit 2021, deri në orën 15:00 kishin votuar 32.32 për qind.
“Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2021, kishin votuar 32.32 për qind apo 567 mijë e 934 votues” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.