Publikonin në rrjete sociale video intime të të miturave, gjykata merr vendim për dy vajzat e akuzuara

1 Min Read

Dy vajzat u arrestuan më 7 shkurt në kuadër të operacionit “CyberShield”, pasi u zbulua se ato bullizonin vajza të mitura dhe shpërndanin në rrjetet sociale foto dhe video intime.

Ky operacion erdhi pas një denoncimi lidhur me hapjen e një profili në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin shkrime me natyrë bullizuese, denigruese, si dhe shpërndaheshin foto dhe video intime të vajzave të mitura, nxënëse të shkollave të ndryshme në qytetin e Korçës.

Konkretisht, P. M, 19 vjeçe, banuese në Korçë, ishte administratorja e profilit të krijuar në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin materiale me përmbajtje bullizuese dhe denigruese.

Njoftimi i gjykatës:

Nisur nga interesi i treguar prej Jush për rastin bëjmë me dije se:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 09.02.2025 ora 13:00 seanca me objekt: “Vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetases P.M dhe E.P, ku gjykata në përfundim vendosi:

Share This Article
Leave a Comment