Korçë, vetëvaret në kasollen e bagëtive një 44-vjeçar |

1 Min Read

Një 44 vjeccar i ka dhënë fund jetës në fshatin Turan.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima është varur në stanin e bagëtive në afërsi të banesës së tij ndërsa është gjetur nga familjarët të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

Nuk dihen arsyet e këtij akti por kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Vetëvrasjet janë kthyer në një fenomen shqetësues në qarkun juglindor pasi ka patur disa raste brenda këtij viti që personat i kanë dhënë fund jetës, si pasojë e depresionit.

Korçë/Informacion paraprak

Në fshatin Turan, Korçë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi G. T., 44 vjeç.

Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Share This Article
Leave a Comment