Kanë votuar mbi 642 mijë persona! |

1 Min Read

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në 74% të qendrave të votimit, 30 minuta pas mbylljes së procesit zgjedhor.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 19:00, në 1890 qendra votimi nga 2533 pjesëmarrja ka qënë 32.62%.

Sipas të dhënave, nga 1,970,944 qytetarë të regjistruar kanë votuar vetëm 642,838 qytetarë.

Sakaq, Exit Pollet e para nga mediat në Kosovë kanë treguar se Lëvizja Vetëvendosje është në avantazh dhe po kryeson me 40 për qind.

Share This Article
Leave a Comment