‘End’/ Arrestohet hajduti i çantave dhe portofolëve në Elbasan

1 Min Read

Një 20-vjeçar në qytetin e Elbasanit është vendosur në prangat e policisë pasi vodhi me dhunë çantën e një gruaje me një shumë parash në të.

Sipas njoftimit të bluve ngjarja u regjistrua në lagjen “Syrja Dylgjeri”.

Ndërkohë i riu po ashtu dyshohet se i ka vjedhur një 43-vjeçareje një portofol në datën 5 shkurt.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale të kryera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit S. C., 20 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 20-vjeçari është autor i 2 rasteve të vjedhjes, konkretisht:

Në lagjen “Syrja Dylgjeri”, i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës me një shumë parash në të, shtetases S. K.;

më datë 05.02.2025, në lagjen “Kala”, i ka vjedhur me dhunë portofolin me një shumë parash në të, një 43-vjecareje”, informoi sot policia.

Operacioni u kodua ‘End’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Share This Article
Leave a Comment