E papritur, skuadra e Championshipit e eliminon Liverpoolin nga FA Cup

1 Min Read

Plymouth e ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes për ta eliminuar Liverpoolin nga FA Cup.

Skuadra e Arne Slot e përfundoi rrugëtimin për Kupën e Anglisë në raundin e 16-të, me një humbje 1:0 në udhëtim.

Edhe pse askush nuk e priste, me “Reds” që besonin se mund të fitonin lehtësisht shkaku se vendosën shumicën e lojtarëve të ekipit të dytë.

Harvey Elliott ishte fytyra tragjike për Liverpoolin duke shkaktuar penallti, me një prekje të topit me dorë brenda zonës, të cilën pastaj Hardie e finalizoi për mrekulli (53’).

Liverpooli kuptohet ishte skuadër më e mirë dhe më e rrezikshme në të gjitha aspektet, por shumë larg finalizimit.

Kësisoj, Plymouth avancon në raundin tjetër ndërsa Liverpoolit i mbetet të provojë trofetë e tjerë, si Premierligë, Ligën e Kampionëve dhe Carabao Cup.

Share This Article
Leave a Comment