Albin Kurti kërkon mandatin e dytë radhasi, Kosova mban sot zgjedhjet parlamentare |

6 Min Read

Shtetit më i ri në Europë mban këtë të dielë (9 shkurt) zgjedhjet parlamentare, ku rreth 2 milionë qytetarë do të zgjedhin përfaqësuesit e tyrë në Parlament. Në këto zgjedhje, marrin pjesë në garë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.

Ndërsa janë katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

28 subjektet politike me 1.280 kandidatë, konkurrojnë për mbështetjen e rreth dy milionë votuesve për të siguruar vendet në parlamentin 120 vendesh të Kosovës. Njëzet nga këto vende u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë për komunitetin serb, nga radhët e të cilit konkurrojnë gjashtë subjekte politike. 125 852 mijë qytetarë votojnë për herë të parë.

Votimi ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit së sotëm, 9 shkurt, dhe mbyllet në orën 19:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 941 qendra votimi janë hapur në 38 komunat e Kosovës, ndërsa votimi ka nisur edhe në Mitrovicën e Veriut. Kjo është hera e parë që qytetarët serbë në veri u rikthehen kutive të votimit prej vitit 2022, kur Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ishte tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe u kishte bërë thirrje serbëve që t’i bojkotonin proceset e ardhshme zgjedhore. Qytetarëve iu bashkua edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek

Për herë të parë, në zgjedhje ka votuar edhe diaspora. Dje, 8 shkurt, përfundoi procesi i votimit për emigrantët në përfaqësitë diplomatike. Nga 20.324 votuesit e regjistruar, 14.463 qytetarë kanë votuar, apo 71.16 për qind.

Për një muaj me radhë partitë politike bënë fushatë me zotimet për rritje pagash e pensionesh, përmirësim të arsimit dhe shërbimeve shëndetësore dhe për të luftuar papunësinë në vendin më të varfër në Evropë.

Zgjedhjet, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, shihen si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin 2021 dhe tashmë kërkon mandatin e dytë. Kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, që parlamenti i Kosovës përmbushi mandatin e plotë katërvjeçar.

Zëdhënësi i KQZ në Kosovë mban konferencën e parë: Votimi ka filluar në të gjitha qendrat

Zëdhënësi i KQZ në Kosovë, Valmir Elezi ka mbajtur konferencën e parë për mediat, ku ka dhënë detaje nga nisja e procesit të votimit.

Sipas tij votimi ka nisur në të gjitha qendrat, ndërsa theksoi se përveç votimit të rregullt në këto qendra, KQZ ka caktuar edhe 38 qendra te votimit me kusht nga një për cdo komunë.

Po ashtu, Elezi u shpreh se janë  1 970 944 votues, 28 subjekte politike dhe 1279 kandidatë.

“Në të gjitha qendrat e votimi ka filluar procesi i votimit. Përveç votimit të rregullt në këto qendra, KQZ ka caktuar edhe 38 qendra te votimit me kusht nga një për cdo komunë. Numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë votë eshtë 1 970 944 votues. Numri i subjekteve që marrin pjesë është 28, nga këto 20 janë parti politike, 5 koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Numri i kandidatëve është 1279 kandidatë. KQZ u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese”, tha Valmir Elezi zëdhënësi i KQZ.

Zgjedhjet në Kosovë, serbët mblidhen në Mitrovicë për të votuar

Teksa në Kosovë sot mbahet zgjedhjet parlamentare, qytetarët serbë janë mbledhur në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut për të votuarsë bashku.

Kjo është hera e parë që ata u rikthehen kutive të votimit prej vitit 2022, kur Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ishte tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe u kishte bërë thirrje serbëve që t’i bojkotonin proceset e ardhshme zgjedhore.

Atyre u është bashkëngjitur kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i cili ka votuar pas një bojkoti dy vjeçar.

Ellek, partia e të cilit po ashtu është pjesëmarrëse në zgjedhje, votoi në shkollën “Sveti Sava” në Mitrovicë të Veriut, i shoqëruar me pjesëtarë të partisë së tij dhe qytetarë të tjerë serbë.

Në zgjedhjet e kësaj të diele marrin pjesë gjashtë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb: Lista Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.

Në përditësim…

Share This Article
Leave a Comment