Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin jugor të Meksikës, Tabasco, ku 41 persona humbën jetën. Autobusi, që po transportonte 48 pasagjerë, përplasi një kamion, duke shkaktuar vdekjen e 38 pasagjerëve dhe dy drejtuesve të automjeteve, përfshirë drejtuesin e kamionit.
Për pasojë, autobusi u përfshi nga flakët dhe u dogj plotësisht pas përplasjes. Imazhet e publikuara nga Reuters tregojnë skena të rënda të shkatërrimit. Autoritetet lokale njoftuan se deri tani janë gjetur 18 trupa, ndërsa disa të tjerë janë ende të humbur dhe puna e rikuperimit vazhdon.
Operatori i autobusit, Tours Acosta, ka shprehur keqardhjen për tragjedinë dhe ka konfirmuar se po bashkëpunon me autoritetet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse autobusi po udhëtonte me shpejtësi të përshtatshme.