Zhbllokohet derbi i Madridit, Atletico në avantazh ndaj Realit (Video) |

1 Min Read

Vjen goli i parë në “Santiago Bernabeu” në derbin mes Real Madrid-it dhe Atletico-s.  Argjentinasi Julian Alvarez shënon nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar në avantazh “Los Colchoneros”.

SHIKO GOLIN

Një penallti shumë e diskutueshme, Aurelien Tchouameni shkeli këmbën e Samuel Lino brenda zonës.

U desh ndërhyrja e VAR-it dhe më pas arbitri mori vendimin për të dhënë 11-metërshin në favor të ekipit të Simeones.

Një ekzekutim perfekt i Alvarez dhe Atletico kryeson 0-1.

Share This Article
Leave a Comment