Zgjedhjet në Kosovë/ Përmbyllet votimi në disa përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja tejkalon 71%

1 Min Read

Procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është përmbyllur me një pjesëmarrje të konsiderueshme.

KQZ raporton se nga 20,324 votues të regjistruar, deri në orën 19:00 kanë votuar 14,463 qytetarë, që përbën 71.16% të votuesve. Pjesëmarrja e lartë është arritur në shtete si Gjermania, Zvicra, SHBA, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Pas përmbylljes së votimit, votat do të transportohen dhe numërohen në Kosovë. Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit kanë të drejtë vote mbi 2 milionë qytetarë.

Share This Article
Leave a Comment