U vetëdëmtua pas sherrit me gruan dhe vjehrrin |

1 Min Read

Policia e Korçës ka zbardhur plagosjen e 29-vjeçarit Kostika Ruko, i cili pasditen e djeshme shkoi në spital me plagë thike në bark dhe në krahë.

Sipas bluve të qytetit juglindor, i riu është vetëplagosur me thikë, pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij. Dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur kur e ka kryer këtë akt.

Ai është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe Policia ka refuar materialet në Prokurorinë e Korçës.

Aktualisht Kostika Ruko po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a Comment