Protesta e opozitës para Kryeministrisë, policia publikon planin e masave/ Ja rrugët që do të bllokohen

2 Min Read

Opozita do të zhvillojë një protestë ditën e sotme nga ora 17:00 deri në orën 20:00 para kryeministrisë.

Teksa ndodhet në zjarrin e debateve të brendshme për Primaret, listat e mbyllura të deputetëve dhe me kreun e saj nën akuzë prej më shumë se një viti nga SPAK për korrupsion në aferën “Partizani”, PD është e paqartë edhe për protestën e sotme.

Nga ana tjetër, Policia ka zbuluar planin e masave që janë marr si edhe rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve.

Në njoftimin e bluve thuhet:

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 17:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë.  

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private. 

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. 

Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Share This Article
Leave a Comment